Aktualitet

Makina përfundon në kanal, aksidentohet i riu në Divjakë

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur mjeti i drejtuar nga Alfred Qosja, 20 vjeç, banues në Divjakë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në kanal.

13 Gusht 2022, 13:16 Nga k.m.
Makina përfundon në kanal, aksidentohet i riu në Divjakë
Pamje nga aksidenti

DIVJAKË- Mbrëmjen e djeshme një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur mjeti i drejtuar nga Alfred Qosja, 20 vjeç, banues në Divjakë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në kanal.

Drejtuesi i mjetit, ka përfunduar në spitalin e Lushnjës ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka qenë jashtë rrezikut për jetën. Dalja nga rruga e mjetit, sipas policisë lokale ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilin udhëtonte i riu në aksin rrugor Divjakë-Çermë. 

aksident ne divjake alfred qosja

Sondazh

Poll