Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Pogradec

I riu me iniciale E. V., banues në Kamëz të Tiranës në bazë të vazhdimit të operacionit “Perimetri 189”, u kap në dalje të qytetit të Pogradecit duke transportuar emigrantët me një mjet tip “Opel”.

13 Gusht 2022, 13:32 Nga k.m.
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në
Pamje nga aksioni

POGRADEC- Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. I riu me iniciale E. V., banues në Kamëz të Tiranës në bazë të vazhdimit të operacionit “Perimetri 189”, u kap në dalje të qytetit të Pogradecit duke transportuar emigrantët me një mjet tip “Opel”. I riu u kishte premtuar atyre kalim drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI I PLOTË:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor "Perimetri 189". U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 1 tjetër shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip "Opel", në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

operacioni perimetri 189

Sondazh

Poll