Aktualitet

Vijojnë hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt, kontrolle deri në Vlorë, po përgjohen "besnikët" e tij

Prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinajn, ndërsa kontrolle po ushtrohen në të gjitha vendet ku mendohet se ishin baza të tij.

13 Gusht 2022, 14:20 Nga DOSJA
Vijojnë hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt, kontrolle deri në
Ervis Martinaj

KURBIN- Misteri i humbjes së kontakteve të Ervis Martinajt me familjen e tij vazhdon. Grupi hetimor po heton pistën e rrëmbimit të personit për 40-vjeçarin Martinaj. Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se Prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinajn, ndërsa kontrolle po ushtrohen në të gjitha vendet ku mendohet se ishin baza të tij.

Edhe pse baza kryesore është zona e Fushë Kuqes, hetuesit kanë kthyer sytë drejt Vlorës, qytet ku mendohet se Martinaj kishte lidhje dhe njohje të forta, por nuk përmendin emra. Pistat e hetimit janë të hapura, nga njëra anë ka dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe Policisë, pasi është në kërkim ndërkombëtar që prej majit në kuadër të operacionit "Plumbi i artë".

Në rastin konkret, Policia përveç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera për vendin ku ndodhet Martinaj. Familja e Ervis Martinajt ka kallëzuar dje në Policinë e Shtetit humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Por që rrëfimi i Dumanit mjaftoi që ndaj Martinajt të ngrihej akuza. 

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll