Sport

Nga Argjentina: Manchester United dhe Galatasaray kërkojnë Mauro Icardin...

“Besoj se për interesin e Mauros dhe të klubit duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të, një klub ku të tregojë cilësitë e tij, sepse nuk ka humbur gjithçka”,- është shprehur trajneri Galtier

12 Gusht 2022, 20:19 Nga DOSJA
Nga Argjentina: Manchester United dhe Galatasaray kërkojnë Mauro

FRANCE - Mauro Icardi nuk është më pjesë e planeve të PSG-së dhe trajneri Galtier e ka bërë të qartë faktin, se argjentinasi duhet të kërkojë një klub të ri, ose përndryshe do të luajë me ekipin e dytë të francezëve.

“E kam takuar Mauron [Icardin] në fillim të javës, e paralajmërova se do ta shkurtoja skuadrën edhe më shumë, se nuk dojë të punoj me 25 lojtarë. Besoj se për interesin e Mauros dhe të klubit duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të, një klub ku të tregojë cilësitë e tij, sepse nuk ka humbur gjithçka”,- është shprehur trajneri Galtier, duke konfirmuar edhe ‘divorcin’ e sulmuesit argjentinas me PSG-në.

Por sipas “Tyc Sports”, sulmuesi argjentinas ka tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Galatasaray, të cilët janë të interesuar për një huazim me të drejtë blerjeje. Gjithashtu edhe Monza në Serie A ka kohë që është në kontakte me Icardin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll