Aktualitet

Breshëri e shiu bllokuan vendin, moti i keq përfshin Shqipërinë deri në fundjavë, kulmon të dielën

Rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

12 Gusht 2022, 16:23 Nga F.M
Breshëri e shiu bllokuan vendin, moti i keq përfshin
Breshëri

TIRANË- Moti i keq me reshje shiu dhe breshër do të zgjasë deri në fund të javës në Shqipëri. Disa orë pasi breshëri pushtoi Tiranën dhe shiu e poërmbyti, parashikohet që e njëjta situatë të jetë edhe në ditët në vijim.

Sinoptikani Hakil Osmani tha për Top Channel se rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

“Reshjet do të jenë në një interval kohor tre katër orë, i cili do të sjellë intensitet mesatar në disa zona të izoluara të territorit shqiptar,”- tha ai. Reshjet e dendura sollën mjaft problematika në vend. Thuajse të gjitha akset rrugore u bllokuan nga shiu e breshëri.

moti i keq ne shqiperi stuhi ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2022, 15:58 e.k

FOTO/ Zjarr në aksin Sarandë-Ksamil

Pamje nga vendi i ngjarjes SARANDË- Një vatër zjarri është pikasur pak minuta më parë në aksin rrugor Sarandë-...