Aktualitet

VIDEO/ Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al duken rrugët që janë të bllokuara nga uji që vërshon si lumë përmes tyre.

12 Gusht 2022, 14:51 Nga e.k
VIDEO/ Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat
Pamje nga stuhia që përfshiu Tiranën

TIRANË- Një stuhi e fuqishme përfshiu për disa minuta kryeqytetin duke shkaktuar përmbytje dhe panik tek qytetarët të cilët bresheri i kapi të papërgatir në rrugë.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al duken rrugët që janë të bllokuara nga uji që vërshon si lumë përmes tyre. Problemnatike ka qenë situata në rrugën 'Myslym Shyri' e cila u përmbyt menjëherë por dhe aksi rrugor i Unazes së Madhe të Tiranës.

Dhe zona e njohur si Gjykata e Tiranës apo ish-Nisharaku kanë hasur probleme për pak minuta në lëvizjen e makinave pasi breshëri dhe shiu ishte aq iu fuqishëm saqë makinat u detyruar të ndaloni për të shmangur aksidentet.

Por sipas parashikimit të motit, rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës. Reshjet do të jenë në një interval kohor tre-katër orë, i cili do të sjellë intensitet mesatar në disa zona të izoluara të territorit shqiptar.

permbytjet ne tirane

Sondazh

Poll