Aktualitet

Muaj gusht sjell fluks lëvizjesh në Morinë, 2907 qytetarë shqiptarë kanë hyrë në vend për 24 orë

Referuar të dhënave nga autoritetet kufitare në Morinë, në 10 ditët e para të Gushtit kanë hyrë në Shqipëri 292.145 shtetas të huaj si dhe 266.702 qytetarë shqiptarë.

12 Gusht 2022, 14:29 Nga e.k
Muaj gusht sjell fluks lëvizjesh në Morinë, 2907 qytetarë
Pamje nga pika kufitare e Morinës

KUKËS- Muaj gusht është një muaj që sjell gjithmonë një fluks të madh turistësh nga Kosova në vendin tonë rrjedhimisht edhe radhë të gjata mjetesh.

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare, nuk kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm qytetarë të Kosovës, por edhe shumë shtetas të huaj. Sipas këtyre të dhënave, vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar pikën kufitare të Morinës 19610 shtetas të huaj, ndërsa kanë hyrë 2907 qytetarë shqiptarë.

Pavarësisht fluksit të lartë, në kryerjen e procedurave nuk janë shënuar vonesa dhe radhët kanë qenë minimale pasi autoritetet po punojnë me 6 sportele në hyrje dhe 6 sportele në dalje. Fluks i tillë lëvizjeje ka qenë që në nisje të muajit Gusht. Referuar të dhënave nga autoritetet kufitare në Morinë, në 10 ditët e para të Gushtit kanë hyrë në Shqipëri 292.145 shtetas të huaj si dhe 266.702 qytetarë shqiptarë.

Turistët që vijnë nga Kosova në të shumtën e rasteve zgjuedhin bregdetin e Shëngjinit dhe Durrësit por dhe rivieren e jugut.

kosove

Sondazh

Poll