Aktualitet

Denoncoi në Polici kolegun e punës: Më ka dërguar mesazhe kërcënuese! Nisin hetimet ndaj 62-vjeçarit

Policia bën me dije se ndaj këtij të funditka nisur një hetim, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

12 Gusht 2022, 15:29 Nga k.m.
Denoncoi në Polici kolegun e punës: Më ka dërguar mesazhe
Foto ilustruese

TIRANË- Një 62-vjeçar në Tiranë i është drejtuar për ndihmë uniformave blu pasi ka marrë mesazhe kërcënuese nga kolegu i tij i punës. Policia bën me dije se ndaj këtij të fundit ka nisur një hetim, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin P. T., 62 vjeç, pasi për shkak të marrëdhënies në punë, i ka dërguar mesazhe kërcënuese shtetasit E. J., 62 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale,”- bën me dije Policia.

policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll