Aktualitet

Përdhunoi nipin e mitur, shkon në Gjykatën e Beratit dosja kundër Kokollarit

Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit,e ka përcjellë çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, ku pritet të mbahet dhe seaqnca gjyqësore ku do të jepet vendimi.

12 Gusht 2022, 14:44 Nga e.k
Përdhunoi nipin e mitur, shkon në Gjykatën e Beratit dosja
Belul Kokollari

BERAT- Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 45-vjeçari, Belul Kokollari përdhunoi nipin e tij 8-vjeçar, të identifikuar me inicialet A.S.

Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit,e ka përcjellë çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, ku pritet të mbahet dhe seaqnca gjyqësore ku do të jepet vendimi.

Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime. Të miturit i është bërë edhe vizita mjeko-ligjore e të miturit, nga e cila ka rezultuar se fëmija është abuzuar seksualisht.

Mendohet se abuzimi me të miturin ka nisur rreth 1 vit më parë, ku për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, 45-vjeçari qëndronte shpesh herë në Berat. Konflikti i motrës me komshiun në muajin Gusht 2020 degardoi në përdorimin e dhunës dhe Kokallari u dënua asokohe me 4 muaj burg për plagosje me mjete të forta.

 

berat belul kokollari

Sondazh

Poll