Aktualitet

Sulmi kibernetik, AKSHI: Rikthehen në normalitet të plotë 1224 nga 1225 shërbimet online në e-Albania

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka bërë me dije sot në një njoftim publik për mediat, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania.

12 Gusht 2022, 15:32 Nga k.m.
Sulmi kibernetik, AKSHI: Rikthehen në normalitet të plotë 1224
Foto ilustruese

TIRANË- Pas thuajse 4 javësh kundërveprimi intensive, ndaj agresionit kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka bërë me dije sot në një njoftim publik për mediat, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania. Po ashtu, bëhet me dije se platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pas thuajse 4 javësh kundërveprimi intensive, ndaj agresionit kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme. Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. Tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.

Janë në funksion të plotë shërbimet e:

- Vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar;

- Kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë;

- Aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore;

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimin e fundit të mbetur: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja. Me qëllim vijimin e mëtejshëm të procedurave administrative për aplikimet e ngarkuara në sistemin e-Leje, në mbështetje të VKM-së Nr. 430, datë 11.7.2018 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (e-leje)”, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI): ▪ ofron asistencë ligjore dhe procedurale ndaj Bashkive dhe institucioneve që kanë akses në sistemin elektronik e-Leje; ▪ përgatit udhëzimin përkatës mbi bazën e të cilit do të operojnë të gjithë aktorët e përfshirë në proces, që dërgohet për shqyrtim dhe miratim dhe pranë Këshillit Kombëtar të Territorit. AKSHI shpreh edhe një herë mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit, që ia dolën të rikuperojnë, në një kohë record, shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën e ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve.

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Deri më tani, hetimet kanë nisur dhe disa kompani janë pezulluar, por çdo gjë po mbahet e fshehtë.

akshi hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll