Aktualitet

Futi skafin në zonën e ndaluar në Velipojë, gjobitet 42-vjeçari

Skafi është bllokuar dhe 42-vjeçari është gjobitur. 

12 Gusht 2022, 14:51 Nga F.M
Futi skafin në zonën e ndaluar në Velipojë, gjobitet
Skaf

SHKODËR- Një 42-vjeçar është gjobitur me 50 mijë lekë gjobë pasi ka futur skafin në zonën e ndaluar në Velipojë. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se skafi është ndaluar teksa lundronte në zonën e ndaluar në bregdetin e Velipojës. Skafi është bllokuar dhe 42-vjeçari është gjobitur. 

Njoftimi zyrtar: 

Gjatë patrullimit në det, nga shërbimet e Policisë Kufitare është konstatuar mjeti lundrues (skaf), duke lëvizur në kundërshtim me rregullat, për zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Në bazë të ligjit nr. 127/2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi F. D., 42 vjeç, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues, në Stacionin e Policisë Velipojë Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër, do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional

velipoje bllokohet skafi ne velipoje

Sondazh

Poll