Aktualitet

VD/ Aksidentohet traileri me grurë, derdhet në “Tiranë-Durrës”, Policia: Shoferi humbi kontrollin

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, traileri është aksidentuar duke sjellë edhe një dëm të konsiderueshëm tek kompania që e kishte porositur.

12 Gusht 2022, 14:13 Nga k.m.
VD/ Aksidentohet traileri me grurë, derdhet në
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës ka pësuar një aksident dhe si pasojë i gjithë drithi ka përfunduar në asfalt. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, traileri është aksidentuar duke sjellë edhe një dëm të konsiderueshëm tek kompania që e kishte porositur.

Ndërkohë që po për shkak të aksidentit, trafik i rënduar është shkaktuar në aksion Tiranë-Durrës, më konkretisht në hyrje të Kasharit, ku edhe ndodhi aksidenti. Sipas Policisë së Shtetit, shkak për aksidentin u bë shoferi, i cili humbi kontrollin e mjetit, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vetëm dy ditë më parë anija “Jaohar Ranim” me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

tiranë aksident ne tirane

Sondazh

Poll