Aktualitet

Mbytja e 14-vjeçarit në Seman, reagon Bashkia pas akuzave se familjes i ishte hequr ndihma ekonomike: Të pavërteta

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka ardhur dhe reagimi i Bashskisë së Roskovicit e cila shprehet se lajmet që kanë qarkulluar janë të pavërteta pasi ndihma ekonomike nuk është hequr. Kryebashkiakja shprehet se Bashkia ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet mortore.

12 Gusht 2022, 13:58 Nga e.k
Mbytja e 14-vjeçarit në Seman, reagon Bashkia pas akuzave se
Momenti kur RENEA kërkon trupin e të mitures

FIER- Mbytja tragjike e 14-vjeçarit, Ergis Sakaj në lumin e Semanit solli reagime të shumta duke përfshirë në një vorbull debati dhe politikën. 

Familja Sakaj jeton në kushte ekstreme dhe fqinjët e pyetur për rastin tregojnë se i mituri punonte për të siguruara të ardhura për familjen. 

Mbyetja e Ergisit përfshiu në vorbullen e diskutimit dhe politikën. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Bashkinë e Roskovecit pasi sipas tij i kjishte hequr ndihmën ekonomike familjes. Berisha ndau mesazhin e një qytetari që i shkruante se Bashkia i kishte hequr ndihmën ekonomike duke e detyruar djalin që të dilte të peshkonte.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka ardhur dhe reagimi i Bashskisë së Roskovicit e cila shprehet se lajmet që kanë qarkulluar janë të pavërteta pasi ndihma ekonomike nuk është hequr. Kryebashkiakja shprehet se Bashkia ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet mortore.

‘Bashkia e Roskovecit i shpreh ngushëllimet familjes Sakaj për humbjen e parakohshme të djalit të tyre. Sa i përket akuzave në rrjete sociale ky është një veprim i turpshëm që individë i përdorin për qëllime të caktuara politike dhe jo politike.

Familja Sakaj, konkretisht një nga vajzat trajtohet sot me kemp paaftësie në masën 11084 lekë. Një nga djemve u është ndërprerë pagesa për kemp aftësie në vitin 2014.

Nga informacioni zyrtar, familja Sakaj është trajtuar me ndihmë ekonomike përpara 4-5 viteve dhe për arsye se një nga familjarët është larguar për emigrim, ju është ndërprerë kjo e ardhur nga sistemi. Pas kësaj, ata nuk janë paraqitur për të aplikuar në sistem për ndihmë ekonomike. Duam të sqarojmë se si ndihma ekonomike dhe trajtimet me kemp paaftësie nuk kanë varësi miratimi nga Bashkia, por nga institucionet e tjera qendrore.

Megjithatë bashkia Roskovec, përveç ndihmës financiare do sigurojë edhe varrin si dhe do të bëjmë të mundur për ta përfshirë këtë familje në fondin e 6%-it të ndihmave ekonomike.’thuhet në reagim.

Ergisi doli pasditen e të mërkures për të peshkuar në ujërat e Semanit por fatkeqësisht nuk doli më i gjallë që aty. Ai u nxorr pas 24 oësh nga pëlumbarët e RENEA-s.

ergis sakaj

Sondazh

Poll