Politike

Meta: Durrësi është nën pushtetin e mafias dhe të ngarkesave me banane, përmbytet me një vesë të lehtë

Meta tha se Durrësi është një qytet që ka ‘vuajtur’ nga grupet mafioze, kryesisht gjatë periudhës së zgjedhjeve.

11 Gusht 2022, 19:19 Nga F.M
Meta: Durrësi është nën pushtetin e mafias dhe të
Ilir Meta

DURRËS- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që të rrisin forcën e reagimit kundrejt korrupsiuonit e vjedhjeve nga shteti, I ndodhur në Durrës, në një takim me strukturat e PL-së, Meta tha se Durrësi është një qytet që ka ‘vuajtur’ nga grupet mafioze, kryesisht gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Ai shtoi se në Durrës ka pasur një presion të jashtëzakonshme të mafies qeveritare dhe të gjitha grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë nën pushtetin e tyre të frikës.

Meta përmendi dhe ngarkesat me kokainë që janë kapur në Durrës në kontejnerët e mbushur me banana. Ai tha se qyteti bregdetar ka pasur pasoja edhe nga aspekti sizmologjik, referuar tërmeteve të shoeshta që e kanë goditur Durrësin.

"Në zgjedhjet e fundit, Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri, si Elbasani ndoshta, një presion të jashtëzakonshme të mafies qeveritare dhe të gjitha grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë, por sidomos Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, të korrupsionit, të drogës, të gjithë jemi dëshmitarë të importit të suksesshëm të bananeve. Durrësi që është viktima më e dytë më e madhe e korrupsionit, e betonizimit, e pastrimit të parave, pas Tiranës, ka shumë arsye, jo vetëm për të reaguar dhe zgjuar qytetarinë, për të ruajtur intensitetin, për të mbrojtur komunitetin familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është një qytet që ka vuajtur. Në do denoncojmë me forcë mafien që ka kapur shtetin për fyti, edhe Durrësin. Korrupsioni po shkatërron qytetet tona dhe po zbraz Shqipërinë. Unë ju ftoj të gjithëve të rrisim forcën reaguese qytetare. Të rrisim kapacitetet investiguese dhe në bashkëpunim me të gjithë ata që e duan funksionimin e shtetit ligjor. Tu japim besim dhe forcë të gjithëve që të denoncojnë çdo padrejtësi, falsifikim kudo që ndodh. Ju e dini çfarë ndodh në Durrës kur bie shi. Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet,”- tha Meta ndër të tjera.

ilir meta

Sondazh

Poll