Politike

Marrëveshja për Portin e Durrësit, Rama publikon projektin 3D: Dje morëm një hap vendimtar

Në një postim në Facebook Rama u shpreh se ditën e djeshme u hodh një hap vendimtar me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, e cila i hap rrugën një kontrate historike për ndërtimin e portit më të madh në Mesdhe.

11 Gusht 2022, 08:29 Nga d.a.
Marrëveshja për Portin e Durrësit, Rama publikon projektin 3D:
Projekti i Portit te Durresit

TIRANË-Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar projektin 3D të Portit të Durrësit, marrëveshja e të cilit u firmos ditën e djeshme.

Në një postim në Facebook Rama u shpreh se ditën e djeshme u hodh një hap vendimtar me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, e cila i hap rrugën një kontrate historike për ndërtimin e portit më të madh në Mesdhe.

"MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë."-ka shkruar Rama.

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar dje Memorandumin e Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës midis "Eagle Hills Real Estate Development" shpk, përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company"

porti i durresit edi rama

Sondazh

Poll