Politike

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, Rama: Gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit me El Alabbar

Gjatë fjalës së tij kryeministri, Edi Rama u shpreh se zhvilloi një takim vëllazëror me Alabbar në Turqi dhe i ka kërkuar atij që të nënshkruhej sot kjo marrëveshje e rëndësishme që i hap rrugë ndërtimit të Portit të ri të Durrësit.

10 Gusht 2022, 20:33 Nga e.k
Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, Rama: Gati të
Edi Rama

TIRANË-  Sot u nëshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a.

Gjatë fjalës së tij kryeministri, Edi Rama u shpreh se zhvilloi një takim vëllazëror me Alabbar në Turqi dhe i ka kërkuar atij që të nënshkruhej sot kjo marrëveshje e rëndësishme që i hap rrugë ndërtimit të Portit të ri të Durrësit.

"Skuadra jonë nënshkruan për herë të parë një kontratë të këtyre përmasave. Bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit dhe Shqipërisë e shqiptarëve", tha Rama.

Edi Ramna: Patëm një takim shumë vëllazëror dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë që kam një arsye të fortë që të kthehem sot sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, diskutimesh, nga njëherë edhe krisjesh në proces me El Alabbar. Jemi gati që të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë fillimit të investimit për Portin më të Madh të Mesdheut. Presidenti tha për El Alabbar je i lirë të shkosh. Skuadra jonë nënshkruan për herë të parë një kontratë të këtyre përmasave. Bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit dhe Shqipërisë e shqiptarëve.

edi rama

Sondazh

Poll