Politike

Ish-sigurimsat jashtë politikës/ Meta-Ballës: I lidhur me krimin. Mblidheni parlamentin që sot, në shtator nis duam qeveri teknike

Ilir Meta kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të bëhet gati pasi në shtator do të kërkohet një qeveri teknike. Ndërsa një përgjigje e pati edhe për Taulant Ballën. 

11 Gusht 2022, 12:26 Nga k.m.
Ish-sigurimsat jashtë politikës/ Meta-Ballës: I lidhur me krimin.
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka theksuar edhe rëndësinë e referendumit, i cili sipas tij do të triumfojë mbi kapjen e shtetit padrejtësisht. Sipas Metës, pas referendumit njerëzit do të jenë të lirë nga kontrolli i patronazhistëve si dhe do të kenë fuqi vendimarrjeje ndryshe nga situata aktuale ku vendimet merren nga një pakicë e vogël, madheje dhe lëshoi një paralajmërim. Meta kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të bëhet gati pasi në shtator do të kërkohet një qeveri teknike, duke e cilësuar si të rënë kabinetin e tij. Ndërsa një përgjigje e pati edhe për Taulant Ballën. 

Meta përsëriti se nuk ka asnjë dosje dhe asnjë bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, ndërsa nxorri edhe inicialet e dy personave, që sipas tij kanë manipuluar dosjen për të cilin flet Autoriteti i Dosjeve.  

"Tao Tao është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet e tij në grupet kriminale kan sjell drama e problem aq sa edhe ps e spostoi nga elbasani ku ai ka përgjegjësi. Kam një kundërsthim serioz, në shtator do punojmë për qeveri teknike. Vërejtja ime është kjo, të mblidhet që tani. Meqë ishte tromaksur edhe Lindita e parlamentit. Jam shtetar, duam s’duam, por ka një opozitë reale. Të mblidhet që sot, por tao të ketë parasysh e ti thotë shefit të tij që në greqi për shkak të një përgjimi të një partie të dorës së tretë dha dorëheqjen drejtori I shërbimit informative, doli kryeministri bëri autokritikë.

Në rastin e I.M së Tao Taos, situata është shumë dramataike, për shefin e Tao Taos, është 1000% e provuar se është cënuar rendi kushtetues. Në kohën që Meta ka qenë President, provohet qartë se shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit N.L i dalluar si poliagjent dhe një ish shiksi A.H që në bashkëpunim edhe me të tjerë kanë manipuluar në mënyrë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T që është shtetas amerikan. Nëse nuk tromakset sërish Lindita e Parlamentit tonë, do habiten shumë kongresmenë atje se si guxohet të manipulohet në mënyrë kriminale dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë 19 vjec për tentativë arratisje, sot një qytetar i lirë amerikan, vetëm për të goditur politikisht, presidentin e republikës. Përmasat e skandalit do jenë humneriale për Ramën."

Lidhur me dosjet e sigurimit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lajmëroi se në shtator do të miratohen ndryshimet për certifikatën e pastërtisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Taulant Balla shkruan se është bërë e domosdoshme ndërhyrja ligjore për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të të gjithë atyre që janë bërë pjesë e politikës. Pra 'sulmoi' edhe pse pa i përmendur me emra, Ilir Metën dhe Sali Berishën. Ky i fundit është shpallur prej një viti tashmë, "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ndërsa Meta, u aludua se ishte pjesë e ish-sigurimit të shtetit, por ky pretendim u hodh poshtë nga vetë "i spiunuari". Megjithatë që atëherë, PS ka paralajmëruar "lustracionin" në politikë, por edhe vetë kryeministri Rama tha se puna për ta do të nisë në shtator. Ndërsa kërkoi edhe mbështetjen e partive të tjera në Kuvend.

taulant balla ilir meta edi rama

Sondazh

Poll