Politike

"Basha bllokon trafikun në Holandë", Bejkos i hakojnë llogarinë në Facebook: Mos i hapni SMS që ju vijnë nga unë

Një prej postimeve të shpërndara është një foto tallëse për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha.

11 Gusht 2022, 17:05 Nga F.M

 

"Basha bllokon trafikun në Holandë", Bejkos i hakojnë
Roland Bejko

 

TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Roland Bejko ka rënë pre e hakerave. Atij i kanë vjedhur llogarinë e Facebook-ut dhe po u dërgojnë mesazhe të gjithë miqve që ka në rrjetin sociale.

Vetë Bejko, duke parë pastime e shpërndara, ka bërë një njoftim. Në një postim, ai shkruan se ia kanë hakuar llogarinë në Facebook. Bejko gjithashtu paralajmëron të gjithë miqtë që të mos i hapin mesazhet që u shkojnë nga profili i tij, pasi mund të jenë edhe viruse.

Një prej postimeve të shpërndara është një foto tallëse për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. "Basha bllokon trafikun në Holandë,"- shkruhet krah një fotoje ku duke ish-kreu i PD-së brenda një miti. 

"Të dashur miq, dikush ka hakuar faqen time të fcb dhe dërgon mesazhe, nëse ndodh që t'ju vijë ndonjë i tillë, mos e hapni se ndoshta mund të jetë dhe virus,"- lajmëron Bejko. 

roland bejko

Sondazh

Poll