Politike

Balluku jep detaje për bazën e NATO-s në Durrës: Do jetë në pjesën fundore të Portit

Ajo tha se kjo pjesë do të bëhet në fundin e portit që do të jetë nën ombrellën e NATO-s.

10 Gusht 2022, 21:15 Nga F.M
Balluku jep detaje për bazën e NATO-s në Durrës: Do
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belind Balluku ka folur në lidhje me bazën detare të NATO-s në Durrës. Në një deklaratë për mediat, nga ku u firmos edhe memorandiumi për Portin e Durrësit, Balluku tha se hapi final i këtij projekti do të jetë dhe dedikimi për operacionet militare. Ajo tha se kjo pjesë do të bëhet në fundin e portit që do të jetë nën ombrellën e NATO-s.

“Hapat final të ndërtimit të projektit, që ka edhe 2 elementë të rëndësishëm lidhjen me një hekurudhë të portit të thatë në Prishtinë, dhe sigurisht një pjesë fundore të portit që do i dedikohet operacioneve militare nën ombrellën e NATO-së, ashtu siç kemi bërë me aeroportin e Kuçovës. Një projekt që e kemi prezantuar në zyrën e NATO në Bruksel,”- tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll