Politike

Baza e NATO-s në Porto Romano, Stoltenberg: Po shqyrtojmë propozimin e Shqipërisë

Ai u shpreh se pas shqyrtimit, ekspertët do të japin këshilla e sugjerime në varësi të situatës ushtarake.

10 Gusht 2022, 21:36 Nga F.M
Baza e NATO-s në Porto Romano, Stoltenberg: Po shqyrtojmë propozimin e
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

MALI I ZI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se po e vlerësojnë me seriozitet për bashkëfinancimin e për ngritjen e një baze ushtarake detare në Porto Romano. Në një intervistë për Vijesti, Stoltenberg tha se ekspertët e organizatës veriatlanike po e shohin ofertën e Shqipërisë. Ai u shpreh se pas shqyrtimi, ekspertët do të japin këshilla e sugjerime në varësi të situatës ushtarake.

“Mirëpresim ofertat e aleatëve për vendosjen e objekteve të NATO-s. Ekspertët tanë duhet të shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas të japin këshilla në varësi të kushteve ushtarake. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i cili u miratua në Samitin e Madridit, konfirmoi edhe një herë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për aleancën tonë. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë përpjekjet e përditshme të KFOR-it, selisë sonë në Sarajevë dhe zyrës në Beograd. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë,”- tha Stoltenberg.

Baza në Porto Romano do të jetë e dyta që NATO ngre në vendin tonë. E para është ajo në Kuçove, ku NATO po investon 50 milionë euro. Vetë kryeministri Edi Rama ka pohuar se në portin e Durrësit, në Porto Romano, përveç pjesës komerciale dhe tregtare, parashikohet të ndërtohet dhe një bazë ushtarake e NATO-s, për të cilën i është bërë ftesë kësaj të fundit për ta financuar.

hens stoltenberg edi rama porto romano

Sondazh

Poll