Politike

Balluku: Projektet e reja në Durrës do t’i japin një zhvillim të madh ekonomik vendit, merr fund ndotja akustike

Balluku foli për zhvillimin e madh ekonomik që do sjellë ndërtimi i këtij Porti jo vetëm në Durrës por në gjithë Shqipërinë.

10 Gusht 2022, 20:26 Nga e.k
\Balluku: Projektet e reja në Durrës do t’i japin një
Belinda Balluku

TIRANË- E pranishme në takimin ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a ishte dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastruktures, Belinda Balluku. 

Balluku foli për zhvillimin e madh ekonomik që do sjellë ndërtimi i këtij Porti jo vetëm në Durrës por në gjithë Shqipërinë. Sipas zëvendëskryeministres numri i lartë i turistëve e bën të domosdoshëm pasjen e një porti të ri, i cili do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë por edhe rajonit.

Belinda Balluku: Sa i përket ekonomisë, ekonomia do të sjellë një shpërthim në atë zonë, jo vetëm për ndërtimin e kësaj balline ujore, por edhe për marinën që do të ndërtohet në portin e Durrësit. Para se të niste ky projekt ne kemi patur shumë ankesa nga qytetarët sa i përket ndotjes akustike. Një port i ndërtuar shumë herët kur qyteti nuk kishte këtë zhvillim, nuk kishte kaq shumë turistë, duke marrë parasysh të gjitha ankesat, ne kemi vendosur para se ky projekt të niste që Porti i Durrësit të zhvillohej në një zonë industriale, që të kishim një port modern që t’i përgjigjet kërkesave jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë rajonit. Kompania holandeze është në hapat e prezantimit të një projekti të madh”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll