Sport

Sarri e largoi pas sherrit me të atin, djali i Tares gjen menjëherë skuadër, firmos me gjigandin austriak

Prej javësh është përfolur për një sherr mes drejtorit sportiv Igli Tare dhe trajnerit të Lazios Maurizio Sarri.

11 Gusht 2022, 17:07 Nga DOSJA

Sarri e largoi pas sherrit me të atin, djali i Tares gjen

AUSTRI- Prej javësh është përfolur për një sherr mes drejtorit sportiv Igli Tare dhe trajnerit të Lazios Maurizio Sarri. Mes palëve vazhdimisht ka pasur mosmarrëveshje te skuadra italiane, edhe pse protagonistët asnjëherë nuk e kanë pranuar diçka të tillë.

Por siç duket nga këto përplasje e ka pasuar djali i drejtorit shqiptar, Etienne Tare, të cilit nuk i është rinovuar kontrata me skuadrën e kaltër, me klubin që i ka bërë dalje Tare Junior. Megjithatë Etienne Tare ka gjetur menjëherë skuadër dhe është transferuar në Austri, pas eksperiencës me moshat e Lazios.

Sulmuesi ka nënshkruar për 3 vite me Rapidin e Vjenës dhe gjithçka është zyrtare.Tare do të jetë pjesë e ekipit të dytë të austriakëve fillimisht dhe do tentojë të bindë me paraqitjet e tij për të luajtur me ekipin e parë.

Sarri e largoi pas sherrit me të atin, djali i Tares gjen

E.Ç (Dosja.al)

sarri lazio tare

Sondazh

Poll