Sport

“A keni më dyshime?” Ancelotti sponsorizon ‘arkitektin’ e Real Madrid drejt ‘Topit të Artë’

Ai ishte arkitekti kryesor i sezonit të jashtëzakonshëm që e çoi Real Madridin drejt fitimit të La Liga-s dhe Champions League

11 Gusht 2022, 12:36 Nga DOSJA

“A keni më dyshime?” Ancelotti sponsorizon

SPANJË- Ai ishte arkitekti kryesor i sezonit të jashtëzakonshëm që e çoi Real Madridin drejt fitimit të La Liga-s dhe Champions League.Pas golit që shënoi në finalen e Superkupës së Europës ndaj Eintracht Frankfurt, Karim Benzema është favorite kryesor për Topin e Artë 2022. Pas ndeshjes në Helsinki  trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti tha: "Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider.

 Ai shënoi shumë gola, ai e përfundoi mirë sezonin. . Tani e ka radhën Topi i Artë. A ka dyshime? Besoj seaskush nuk ka dyshime”. Të premten del lista e 30 finalistëve të Topit të Artë dhe, siç ka thënë Ancelotti, nuk ka dyshime që do ta fitojë sulmuesi i tij.

Realizimi ndaj Eintracht Frankfurt ishte goli i tij numër 324 me fanellën e Realit në ndeshjet zyrtare, që i mundëson të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit, duke lënë pas një legjendë si Raul. Përpara tani është vetëm Cristiano Ronaldo me  451 gola.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid champions league ancelotti benzema

Sondazh

Poll