Sport

Barcelona garë me kohën për ‘dritën jeshile’ të La Liga-s, që të legjitimojë blerjet...

Klubi ‘blaugrana’ do të zhbllokojë edhe 100 milionë euro të tjera dhe do të përpiqet të përshpejtojë lamtumirën e Depay, Braithwaite, pse jo edhe të De Jong

11 Gusht 2022, 14:34 Nga DOSJA
Barcelona garë me kohën për ‘dritën jeshile’

SPANJE - Barcelona po garon me kohën për të regjistruar nënshkrimet e reja deri të shtunën, kur do të fillojë La Liga. Nëse klubi ‘blaugrana’ nuk arrin parametrat e diktuar nga kampionati spanjoll, nuk do të mund të përdorë Kessie, Christensen, Raphinha, Lewandowski dhe Koundé. Ndërkohë ish-lojtari i Milanit dhe ai i Chelseas, nuk të largohen pa asnjë kosto në ndonjë klub tjetër.

Në orët në vijim, 100 milionë euro duhet të vijnë nga shitja e aksioneve shtesë të Barça Studios, kompanisë që krijon përmbajtjen multimediale të klubit. Drejtuesit e klubit të Barcelonës janë optimistë, se tashmë ka nisur dërgimin e dokumentacionit të ri në La Liga, për të marrë dritën jeshile, vetëm pak orë nga ndeshja e parë zyrtare e sezonit. Por ndërkohë, raporton ‘Sport’, klubi katalanas po përpiqet të përshpejtojë lamtumirën e atyre lojtarëve që tani janë jashtë projektit të trajnerit Xavi.

Para së gjithash, Depay, i kërkuar nga Juventus dhe Tottenham, për të cilin mund të ndërpritet kontrata për të liruar pagën prej 10 milionë euro. Mes tepricave është edhe Braithwaite, ndërkohë që Barcelona do të dëshironte gjithashtu të shesë De Jong, të kërkuar nga Chelsea dhe Manchester United. Gjithsesi holandezi këmbëngul të luante shanset e tij te ‘blaugranët’, duket patur parasysh se atë e ndihmon edhe kontrata. Aubameyang do të mbetet në vend të tij, edhe pse i kërkuar nga Chelsea, nga që Xavi dëshiron ta mbajë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll