Sport

Zlatan Ibrahimovic, më i fortë se kurrë: krenohet me këmbët muskulore pas operacionit, teksa shkruan: “Pa limit”!...

Sulmuesi suedez, 40 vjeç, ka ndarë një imazh të ri në profilin e tij në Instagram

11 Gusht 2022, 16:40 Nga DOSJA

Zlatan Ibrahimovic, më i fortë se kurrë: krenohet me

ITALI - Ibra nuk zhgënjen kurrë. Këtë herë, suedezi është mburrur me gjendjen e këmbëve të tij, 11 javë pas operacionit. Në një foto të publikuar në Instagramin e tij, këmbët e Zlatanit duken të shtrira në shtrat të varur dhe në diell.

Sulmuesi 40-vjeçar suedez ka patur gjithmonë një fizik të lakmueshëm, ndonëse vitet e fundit ka pësuar dëmtime të ndryshme. Në maj, lojtari veteran i Milanit iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të majtë. Në imazhin që ai ka shpërndarë në Instagram, shihet se sulmuesi i ka rikuperuar plotësisht muskujt, një tregues i mirë se shërimi i tij po shkon ‘brenda normave’. 

“Pa limit”, shkruhet në publikimin e Zlatan Ibrahimovic në Instagram, ku bashkangjitur me foton ka lënë vend shumë për të folur në rrjetet sociale. Në sezonin e kaluar, Ibrahimovic ka luajtur gjithsej 27 ndeshje, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 3 asistime. Me kontratë deri më 30 qershor 2023, sulmuesi shpreson të rikuperohet sa më shpejt për të ndihmuar skuadrën e tij në këtë sezon të ardhshëm. 

Zlatan Ibrahimovic, më i fortë se kurrë: krenohet me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll