Sport

Marrëveshja me Chelsean në tavolinë. A po përgatitet lamtumira e De Jong?

Agjentët e holandezit mbërritën në qytetin katalanas dhe do të kenë një takim me pronarët sot për të diskutuar të ardhmen e ish-mesfushorit të Ajax-it.

11 Gusht 2022, 14:12 Nga DOSJA
Marrëveshja me Chelsean në tavolinë. A po përgatitet

SPANJE - Asnjëherë më parë Frenkie De Jong nuk ka qenë aq larg nga Barcelona sa në këto orë. Siç raporton ‘SPORT’, agjentët e holandezit mbërritën në qytetin katalanas në orët e vona të pasdites dhe do të kenë një takim me pronarët sot për të diskutuar të ardhmen e ish-mesfushorit të Ajax-it. 

Chelsea praktikisht ka arritur një marrëveshje parimore në bazë të 80 milionëve me ‘blaugranët’ për shitjen e mesfushorit, i cili megjithatë kërkon të qëndrojë në Katalonjë. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, por De Jong duket gjithnjë e më shumë drejt Londrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll