Sport

“Bajramin e dua te Fiorentina”, Reja flet për mediat italiane: “Ja çfarë i mungon Asllanit” (video)

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ishte i pranishëm në testin miqësor mes Italisë U-19 dhe Shqipërisë U-19 zhvilluar në Koverçano

11 Gusht 2022, 12:19 Nga DOSJA

“Bajramin e dua te Fiorentina”, Reja flet për mediat italiane:

ITALI- Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ishte i pranishëm në testin miqësor mes Italisë U-19 dhe Shqipërisë U-19 zhvilluar në Koverçano. Për mediat italiane 76-vjeçari a komentuar ndeshjen, por edhe punën që po bëhet në përfaqësuesen kuqezi.

“Ne dolëm mirë në pjesën e parë , por më pas doli në pah cilësia dhe u mposhtëm. Gjithsesi jam i kënaqur nga ajo që pashë, skuadra po rritet.Në Shqipëri po punojmë mirë, stafi është thuajse i gjithi italian, ne kemi 3 vite dhe po bëjmë mirë. Shpresojmë të gjejmë ndonjë element të rëndësishëm pasi duam pjesëmarrjen në Europian. Megjithatë duhet rriten prurjet nga kampionati shqiptar dhe jo vetëm të presim nga jashtë”

Edoardo Reja flet edhe për Kristjan Asllanin, i cili u transferua këtë sezon nga Empoli te Inter për shifrën e 14 milionë eurove. Mesfushori shqiptar ka surprizuar ambjentin zikaltër me miqësoret e zhvilluara dhe pritshmëritë për të këtë edicion janë maksimale

"Asllani ka bërë gjëra të mëdha kur ka luajtur dhe unë i kam dhënë mundësinë të debutojë, ku ka shfaqur shumë personalitet. Ka nevojë për eksperiencë, në mënyrë që të shndërrohet i rëndësishëm, por ka treguar tashmë se ka shumë cilësi”

Në fund trajneri i Kombëtares foli për Nedim Bajramin, mesfushori po përflitet për një transferim te Fiorentina gjë që Rejës do ti pëlqente

"Shpresoj se Fiorentina ta marrë atë, ai është një lojtar i talentuar. Te Empoli ka treguar shumë kualitet, megjithatë unë e shoh mjaft mirë edhe te Fiorentina aktuale, pasi mund të luajë në mesfushë dhe në të gjithë rolet pas sulmuesit kryesor. Ka cilësi teknike, shpejtësi dhe goditje mjaft të mirë të portës”, tha trajneri i Shqipërisë.

INTERVISTA E REJËS

E.Ç (Dosja.al)

reja

Sondazh

Poll