Aktualitet

Digjen 4 hektarë me ullinj shekullorë në Mallakastër, zjarri rrezikon edhe banesat

Edhe pse zjarrfikësit janë prej orësh në luftë me flakët, edhe pse terreni i thyer nuk e favorizon shuarjen e menjëherëshme të tyre, ndaj janë duke u përdorur edhe mjete rrethanore.

11 Gusht 2022, 15:33 Nga k.m.
Digjen 4 hektarë me ullinj shekullorë në Mallakastër, zjarri
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në zonën e njohur si Gjerbs në Mallakastër. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkrumbuar 4 hektarë tokë të mbjellë me ullinj shekullor.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës të Mallakastrës, Reonardo Zotaj për shkak të erës, flakët rrezikojnë të përfshijnë edhe banesat që ndodhen pranë, edhe pse po punohet me të gjitha forcat për shmangien e përhapjes së flakëve.

Edhe pse zjarrfikësit janë prej orësh në luftë me flakët, edhe pse terreni i thyer nuk e favorizon shuarjen e menjëherëshme të tyre, ndaj janë duke u përdorur edhe mjete rrethanore. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ai ndihmohet edhe nga temperaturat e larta dhe era.

mallakastër zjarri ne mallakastër

Sondazh

Poll