Aktualitet

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, kamionçina përplas automjetin, drejtuesja përfundon në spital

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtueses së automjetit, por hetimet po vazhdojnë nga Policia.

11 Gusht 2022, 14:42 Nga k.m.
Aksident tek “Pushimi i shoferit”, kamionçina përplas
Pamje nga aksidenti

DIVJAKË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë, në vendin e njohur si "Pushimi i Shoferit", ku një kamioçinë ka përplasur një mjet tip Ford Fokus. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip Ford.

Ajo është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Lushnjes. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtueses së automjetit, por hetimet po vazhdojnë nga Policia. 

Ndërkohë që përveç drejtueses së Fordit, dëmtime ka marrë dhe drejtuesi i kamionçinës i cili është ndaluar nga Policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit. 

divjake

Sondazh

Poll