Aktualitet

Sherr në Peshkopi, polici dhunohet se kaloi pragun e derës. Qëlloi me armë zjarri për vetëmbrojtje

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 13.35, ku dy personat e identifikuar si Dëfrim dhe Sakip Salkurti, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime policit, Mehdi Krosi.

11 Gusht 2022, 14:50 Nga k.m.
Sherr në Peshkopi, polici dhunohet se kaloi pragun e derës.
Foto ilustruese

DIBËR- 2 persona janë shpallur në kërkim në Dibër, pasi kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një polici. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 13.35, ku dy personat e identifikuar si Dëfrim dhe Sakip Salkurti, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime policit, Mehdi Krosi, teksa ky i fundit ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. Pikërisht në këtë moment, ai ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke larguar agresorët, të cilët po kërkohen nga Policia. 

Pasi është dhunuar, kanë qenë banorët e zonës ata e kanë ndihmuar policin, duke e dërguar me urgjencë në spital, e pasi ka marrë ndihmën e parë të mjekëvë është larguar. Mbas 20 minutash, kolegët e tij kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri më tani burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy fqinjët e tij i kanë dalë para dhe e kanë dhunuar pasi kanë pasur konflikte të mëparshme. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër-  Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

dibër dhunohet polici ne dibër   mehdi krosi dëfrim salkurti sakip salkurti

Sondazh

Poll