Aktualitet

Shkon pa shenja jete në spital, ndodh mrekullia për 4-vjeçarin në Sarandë që e zuri korenti

Ai është dërguar menjëherë në Spital ku është paraqitur pa shenje jete pasi kontakti me rrymën i kishte shkaktuar arrest kardiak.

11 Gusht 2022, 14:23 Nga e.k
Shkon pa shenja jete në spital, ndodh mrekullia për 4-vjeçarin
Foto ilustruese

VLORË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr 1 të Sarandës mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 të mbrëmjes. 

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në momentin që ka qenë duke luajtur me shokët.

Ai është dërguar menjëherë në Spital ku është paraqitur pa shenje jete pasi kontakti me rrymën i kishte shkaktuar arrest kardiak.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Besnik Shabanaj, anestezistes Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata i mituri i ka shpëtuar vdekjes dhe siç mësohet është në gjendje të mirë shëndetësore.

vlore sarande

Sondazh

Poll