Aktualitet

Manovrat në rrugë për pak i kushtuan jetën! Kamioni përplaset me BMW-në, plagoset 27-vjeçari

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, 27-vjeçari i identifikuar me inicialet I.M i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

11 Gusht 2022, 14:51 Nga e.k
Manovrat në rrugë për pak i kushtuan jetën! Kamioni
Pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Portëz të Fierit ku një kamion është përplasur me një makinë tip BMV.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, 27-vjeçari i identifikuar me inicialet I.M i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve mësohet se shkak i aksidentit të jenë bërë disa manovra të gabuara në rrugë të kryera nga 27-vjeçari. Fatmirësisht kamioni i cili shërbente për mbledhjen e mbeturinave urbane ka frenuar në kohë duke shmangur kështu një tragjedi.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksidentet rrugore fier

Sondazh

Poll