Aktualitet

Rasti i parë në Shqipëri! Kush është Ervis Martinaj, ish ‘mbreti' i lojërave të fatit zhduket pa gjurmë

Ervis Martinaj është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Madje dhe u arrestua njëherë për ngjarjen e bujshme të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, e cila ndodhi më 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur edhe vetë në qafë.

11 Gusht 2022, 14:10 Nga k.m.
Rasti i parë në Shqipëri! Kush është Ervis Martinaj,
Ervis Martinaj

TIRANË- Ervis Martinaj është zhdukur, madje familja e tij e denoncoi në Polici pasi pretenduan se kanë më shumë se 3 ditë që nuk kanë asnjë kontakt me të. Hera e parë që një personazh i një kalibri të tillë të botës së krimit që zhduket pa lënë gjurmë, në një kohë kur e kërkon edhe Policia, e po ashtu edhe kundërshtarët dhe rivalët e tij.

Ervis Martinaj është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Madje dhe u arrestua njëherë për ngjarjen e bujshme të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, e cila ndodhi më 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur edhe vetë në qafë. Atë natë vdiq Fabian Gaxha, e të pandehur u morën Ervis Martinaj, komandoja që ende është në arrati Merviol Bilo dhe Ervin Mata. Pas një procesi të gjatë, në  maj 2019 Ervis Martinaj është liruar nga paraburgimi 302 në Tiranë, ndërsa u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim, por çështja u dërgua në Apel, edhe pse ende s’ka vendim.

Një vit më pas, në shkurt 2020, Operacioni Forca e Ligjit vendosi në sitë pasuritë e tij.

Për pak kohë Ervis Martinaj tha llogari për të gjitha bizneset e tij, që kryesisht më herët janë pasur lidhje me lojrat e fatit.

E nisi biznesin me "King Casino", të themeluar në vitin 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive.  Martinaj ishte një nga më të goditurit e aksionit “Fundi i Marrëzisë” që kishte si synim kryesor zhdukjen e lojrave të fatit në vendin tonë.

Ndërkohë që në emër të të atit, ka pasur edhe një biznes me këmbimin valutor "Mati Union".

Emri i tij është përmendur edhe nga dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda në atë kohë se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit. Madje dhe pretendonte se e kishte kërcënuar.  Ervis Martinaj do të përmendej sërish në kronikën e zezë si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në parkingun e një lokali në zonën e Linzës, e filmuar edhe nga kamerat e sigurisë. Më pas, nisi përplasja me miqtë e dikurshëm që iu kthyen në armiq, “Dukët e Elbasanit”.

Kështu një nga një, të gjithë kundërshtarët që kishte ndër vite i hoqën qafe një nga një të gjithë ushtarët më të besuar, madje dhe nipin. Tani mesa duket ishte radha e tij. Prej kohësh është i zhdukur, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë eliminuar. Veçse, ku, si dhe nga kush, ende nuk dihen!

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll