Aktualitet

FOTO+EMRI/ Shoqërohet në Polici i riu që i vërsuli “Pit Bull-in” një qeni endacak

Video u publikua ditën e djeshme dhe aty duket se Pit Bulli shtyhet nga një djalë për të sulmuar qenushin. 

11 Gusht 2022, 14:04 Nga e.k
FOTO+EMRI/ Shoqërohet në Polici i riu që i vërsuli
Rexhep Mansaku

TIRANË- Është shoqëruar nga Policia i riu që një ditë më parë i vërsuli qenin e tij të llojit Pit Bull një qeni endacak në Zallbastar. Rexhep Mansaku, 24 vjeç do të përballet me akuzën e keqtrajtimit të kafshëve.

Video u publikua ditën e djeshme dhe aty duket se Pit Bulli shtyhet nga një djalë për të sulmuar qenushin. 

Ajo që e bën më të rëndë situatën është se i riu e filmon aktin e dhunës me cellular dhe e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram. Ky nuk është rasti i vetëm i keqtrajtimit të kafshëve pasi një ditë më parë një tjetër person u shoqërua në Polici pasi kishte ledhur qenin e tij pas makinës dhe e tërhiqtye zvarrë.

rexhep mansaku

Sondazh

Poll