Aktualitet

Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 34-vjeçari nga Lushnja

I riu, me iniciale N.T., nga Dushku dyshohet se ka rrahur bashkëshorten, e cila e ka denoncuar më pas në Polici.

11 Gusht 2022, 12:13 Nga k.m.
Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 34-vjeçari nga Lushnja
Foto ilustruese

TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. I riu, me iniciale N.T., nga Dushku dyshohet se ka rrahur bashkëshorten, e cila e ka denoncuar më pas në Polici.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 34 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale,"-shkruhet në njoftimin e Policisë.

policia e lushnjes lushnje

Sondazh

Poll