Sport

VIDEO/ Bujaria e Allan Saint-Maximin lë ‘plotësht pa fjalë’ një tifoz me fat të Newcastle, teksa në vend të autografit përfitoi një orë Rolex...

Newcastle mundi Nottingham Forest në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit të Premier League. Pas ndeshjes, Allan Saint-Maximin shkoi për të përshëndetur tifozët jashtë stadiumit, ku bëri një gjest shumë bujar duke i dorëzuar një mbështetësi një orë G-Shock

11 Gusht 2022, 07:56 Nga DOSJA

VIDEO/ Bujaria e Allan Saint-Maximin lë ‘plotësht pa

ANGLI - Allan Saint-Maximin ishte në një humor shumë bujar të shtunën, teksa i dhuroi një tifozi një orë pas fitores së Newcastle kundër Nottingham Forest.

Skuadra e Eddie Howe e filloi fushatën e saj në Premier League me një fitore të rehatshme ndaj kundërshtarëve të tyre të sapopromovuar, me golat e pjesës së dytë nga Fabian Schar dhe Callum Wilson, që vulosën fitoren 2-0.

Pas ndeshjes, Saint-Maximin shkoi për të përshëndetur tifozët dhe ai bëri një gjest të jashtëzakonshëm, teksa i dorëzoi orën G-Shock mbështetësit të Newcastle, Steve Dutton. Tifozi mbeti 'plotësisht pa fjalë' nga bujaria e sulmuesit francez 25-vjeçar.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll