Sport

SKANDALI / Pique në një lidhje me studenten 23-vjeçare kur ishte me Shakirën: “E kanë ndihmuar të mbajë të fshehtë romancën”

Pas ndarjes me Shakirën, mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ngushëllim në krahët e 23-vjeçares Clara Chia Marti

11 Gusht 2022, 11:28 Nga DOSJA

SKANDALI / Pique në një lidhje me studenten 23-vjeçare kur

SPANJË-Pas ndarjes me Shakirën, mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ngushëllim në krahët e 23-vjeçares Clara Chia Marti, e cila punon në kompaninë e tij, Kosmos.

Vajza në fjalë thuhet se është e punësuar si organizatore e ngjarjeve për sportistin. Sipas tabloidit “Mirror”, çifti është në një lidhje prej muajsh, madje, disa zëra thonë se Pique ishte me 23-vjeçaren kur ai ishte ende i martuar me Shakirën.

“Çifti ka muaj që janë bashkë. Ata e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre, por njerëzit e afërt e dinë për këtë”, tha një burim i 23-vjeçares për “The Sun”.  Kujtohet se futbollisti spanjoll dhe Shakira kanë qenë së bashku prej 11 vitesh dhe kanë dy fëmijë.

E.Ç (Dosja.al)

shakira pique

Sondazh

Poll