Sport

Do i organizonte partneres një fundjavë romantike, tifozit i del gënjeshtra e madhe, do e çonte në stadium

Një tifoz e bëri të dashurën e tij të besonte se kishte organizuar një fundjavë romantike, vetëm ai dhe ajo, por në realitet ishte një ndeshje në transfertë

9 Gusht 2022, 16:38 Nga DOSJA

Do i organizonte partneres një fundjavë romantike, tifozit i del

ANGLI- Një tifoz e bëri të dashurën e tij të besonte se kishte organizuar një fundjavë romantike, vetëm ai dhe ajo, por në realitet ishte një ndeshje në transfertë. Djali, në fakt, donte të ndiqte skuadrën e tij të preferuar. Gënjeshtra e tij, megjithatë, u zbulua dhe vajza e shpërndau bisedën në rrjetet sociale.

Protagonisti i historisë është një tifoz i Sheffield Wednesday, Joe Taylor. 25-vjeçari i tha të dashurës së tij, Georgia, se do ta çonte “në një vend të këndshëm” për fundjavën e 10 shtatorit: “Sa bukur” ka qenë komenti i Georgia-s, e cila duket qartë se mezi ka pritur të bëjë pak pushime me të dashurin e saj.

Do i organizonte partneres një fundjavë romantike, tifozit i del

Joe i thotë se do të shkojnë "në jug afër bregut" dhe Georgia fillon të ketë disa dyshime. Deri në zbulimin e hidhur: në atë fundjavë, Sheffield Wednesday luan ndaj Plymouth Argyle, një ndeshje e vlefshme për League One.

Fundjava romantike nuk ishte gjë tjetër veçse një udhëtim, një udhëtim për të ndjekur ekipin e preferuar. Fatkeqësisht për Joe, Georgia e zbuloi. Tifozi, siç shpjegoi ai për Yorkshire Evening Post, është në kërkim të një shoqëruesi të ri. Udhëtimi për në Home Park, në fakt, nuk u anulua. Të interesuarit mund t'i dërgojnë një mesazh në rrjetet sociale 25-vjeçarit.

Ndërkohë, Joe po mbledh fonde edhe për bamirësi të ndryshme, Fondacionin Britanik të Zemrës, Bluebell Wood Hospice dhe Headway. Mbledhja e fondeve për nder të babait të tij Paul, i cili u nda nga jeta në dhjetor 2019.

E.Ç (Dosja.al)

angli joe taylor tifozi sheffield

Sondazh

Poll