Sport

U dënua me burg për mashtrimin e të dashurës, iu prezantua si lojtar i Levantes…

Ai e kishte gënjyer partneren e tij, duke i thënë se do të kishte biznes në Marbella dhe shuma të mëdha parash në banka në Andorra.

9 Gusht 2022, 15:43 Nga DOSJA

U dënua me burg për mashtrimin e të dashurës, iu prezantua

SPANJE - Mashtrimi ka pasojat e veta, por disa njerëz duket se jetojnë larg këtij realiteti. Një burrë mashtroi gruan e tij në Valencia, duke u shtirur si një futbollist i Levante UD dhe duke e detyruar atë t'i jepte para. Tani, seksioni i katërt i Gjykatës të Valencias e ka dënuar burrin me dy vjet burg dhe 7.500 euro kompensim për viktimën për krimin e mashtrimit.

I dënuari dhe viktima ishin çift për disa muaj, pasi u takuan në vitin 2017 dhe burri, në atë kohë banor në Las Palmas, u zhvendos në shtëpinë e partneres së tij në një komunë në Valencia. Për dashurinë njeriu bën gjithçka, por është e vështirë të mendosh, që partneri mund të mashtrohet në mënyrë kaq flagrante. 

E pra, sipas vendimit të gjykatës, në periudhën korrik-shtator 2017, i dënuari i ka dhënë viktimës një dokument të rremë, të konsideruar si “marrëveshje futbolli profesionale me Levante UD” për t’i dhënë besueshmëri gjoja aftësisë paguese të tij financiare. Përveç nënshkrimit të rremë të marrëveshjes, burri do të ishte tallur me partnerin e tij duke i thënë se kishte biznese në Marbella (Málaga) dhe një sasi të madhe parash të depozituara në banka në Andorra.

Si një mashtrues që e respektonte veten, ai përdorte justifikimin se kishte kursime me afat në bankë, ndaj viktima duhej t'i transferonte 7500 euro, të ndara në shuma të ndryshme, duke i premtuar të dënuarit se do t'ia kthente. Viktima ra në grackën e tij sepse  karakteristikat e supozuara të mashtruesit (futbollist elitar dhe biznesmen) e bënë të besonte se do t'i kthente paratë dhe pranoi të bënte transferimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll