Sport

Fundi i një epoke, Serena Williams e mbyll me tenisin në moshën 40-vjeçare: Unë jam këtu...

Serena Williams ka konfirmuar se do të tërhiqet nga tenisi pas një karriere që e ka parë të fitojë 23 tituj Grand Slam.Lajmin e ka bërë të ditur 40-vjeçarja në një artikull për Vogue të publikuar ditën e martë.

9 Gusht 2022, 16:18 Nga DOSJA
Fundi i një epoke, Serena Williams e mbyll me tenisin në moshën
Serena Williams

SHBA- Serena Williams ka konfirmuar se do të tërhiqet nga tenisi pas një karriere që e ka parë të fitojë 23 tituj Grand Slam.Lajmin e ka bërë të ditur 40-vjeçarja në një artikull për Vogue të publikuar ditën e martë.

"Nuk më ka pëlqyer kurrë fjala pension", shkroi Williams. "Ndoshta fjala më e mirë për të përshkruar atë që jam duke bërë është evolucioni. Unë jam këtu për t'ju thënë se po evoloj larg tenisit, drejt gjërave të tjera që janë të rëndësishme për mua." Williams tha se vendimi i saj ishte ndikuar nga dëshira për të zgjeruar familjen. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, Olimpia, në vitin 2017.

“Kurrë nuk kam dashur të zgjedh mes tenisit dhe familjes. Nuk mendoj se është e drejtë”, shkroi Williams. "Nëse do të isha djalë, nuk do të isha këtu këtë sepse do të isha atje duke luajtur dhe duke fituar ndërsa gruaja ime do të bënte punën fizike për të zgjeruar familjen tonë."

Në artikull, ëilliams sugjeroi se turneu i saj i fundit do të jetë US Open, i cili fillon këtë muaj dhe zgjat deri në fillim të shtatorit."Fatkeqësisht nuk isha gati të fitoja ëimbledon këtë vit”, shkroi ajo. “Dhe nuk e di nëse do të jem gati për të fituar por unë do të përpiqem."

E.Ç (Dosja.al)

serena williams

Sondazh

Poll