Sport

Ish-trajneri i kampiones u përjashtua përjetë, për sjelljet e pahijshme seksuale

Toni Minichiello është akuzuar për gjeste të papërshtatshme dhe i ka pyetur atletët për jetën e tyre seksuale, mes abuzimeve të tjera.

9 Gusht 2022, 16:01 Nga DOSJA

Ish-trajneri i kampiones u përjashtua përjetë, për sjelljet

NGLI - Toni Minichiello, trajneri që udhëhoqi atleten Jessica Ennis-Hill në fitimin e një medalje të artë në garën e 100 m/p në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, është ndaluar përgjithmonë si trajner atletike, pasi një hetim zbuloi se ai kishte inskenuar një sjellje seksualisht të papërshtatshme, abuzim emocional dhe ngacmim.

Në një deklaratë, Federata Britanike e Atletikës tha se gjetjet ishin "shumë serioze" dhe përfshinin shkelje serioze të besimit nga Minichiello, sjellje që kishte pasur pasoja të rënda për shëndetin mendor dhe mirëqenien e disa prej atletëve të tij. Sipas hetimeve, ish-trajneri ka bërë referenca dhe gjeste të papërshtatshme seksuale ndaj sportistëve dhe i ka marrë në pyetje për jetën e tyre private. Minichiello, 56 vjeç, u shpall fajtor për 11 akuza, pas ankesave të shumta nga sportistë të ndryshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll