Sport

Tifozët e Manchester United lenë skuadrën pa sulmues, nuk e duan Arnautovic për sjelljet e tij raciste ndaj shqiptarëve!...

Klubi është tërhequr nga negociatat me sulmuesin austriak Marko Arnautovic pas protestave të tifozëve të tyre

9 Gusht 2022, 16:22 Nga DOSJA
Tifozët e Manchester United lenë skuadrën pa sulmues, nuk e duan
Gjesti që e 'groposi': Marko Arnautovic duke fyer Ezgjan Aliovskin

ANGLI - Marko Arnautovic nuk do t'i bashkohet Manchester United, pasi klubi u tërhoq nga negociatat me Bolonja pas protestave të tifozëve të tij. Erik ten Hag ishte në pritje të ardhjes së austriakut për të forcuar pozicionin e sulmit, por ai do të duhet të vazhdojë të kërkojë diku tjetër. 

Së pari sepse çmimi ishte shumë i lartë dhe së dyti, por jo më pak i rëndësishëm, sepse mbështetësit e 'Djallit të Kuq' akuzuan Arnautovicin për fyerje raciste kundër lojtarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në vitin 2020. Nuk është episodi i vetëm, tashmë edhe në vitin 2009 ai u akuzua nga një futbollist i Twente-s për fyerje raciste edhe pse e ka mohuar gjithmonë atë rast. 

United i kishte bërë një ofertë fillestare Bolonjës prej 8 milionë eurosh, e cila u refuzua dhe ndërkohë që pala italiane shpresonte të merrte një ofertë më të madhe, operacioni është anuluar, sipas ‘Daily Mail’. 

Ten Hag e kishte kërkuar Arnautovicin sepse ai punonte përkrah tij në Twente dhe ai ia dinte aftësitë e tij. Gjithashtu, pavarësisht 33 viteve, ai shënoi 14 gola sezonin e kaluar në Itali. Gjithsesi, tani, për Manchester United do të jetë koha për të kërkuar një alternativë tjetër. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll