Sport

VIDEO/ Ryan Giggs para togave të zeza në Manchester, akuzohet se ka dhunuar dhe goditur me kokë ish të dashurën e tij...

Ish-ylli i Uellsit dhe i “Djajve të Kuq”, 48 vjeç, akuzohet se ka sulmuar dhe kontrolluar ish-in e tij Kate Greville, 36 vjeç. Ai akuzohet gjithashtu edhe për sulm ndaj motrës së saj më të vogël, Emma Greville.

8 Gusht 2022, 19:35 Nga DOSJA

VIDEO/ Ryan Giggs para togave të zeza në Manchester, akuzohet se ka

ANGLI - Ish-futbollisti i Manchester United, Ryan Giggs, mbërriti sot në gjykatë për t'u përballur me akuzën për sulm fizik ndaj ish të dashurës së tij dhe motrës së saj. I rrethuar nga ekipi i tij ligjor, Giggs nguli sytë përpara teksa po kalonte rrugën e tij përmes një grumbulli fotografësh në gjykatën e Manshull Street Crown të ​​Mançesterit në orën 9:15 të mëngjesit.

48-vjeçari akuzohet se ka sulmuar ish të dashurën e tij, Kate Greville, 37 vjeçe dhe shkaktimin e dëmtimit të saj trupor më 1 nëntor 2020, në shtëpinë e tij në Worsley, Greater Manchester. Ai gjithashtu përballet me një akuzë për sjellje kontrolluese dhe shtrënguese ndaj zonjës Greville gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, e cila filloi në 2017 dhe përfundoi me sulmin e supozuar. Akuza specifikon, se sjellja e tij ndaj zonjës Greville përfshinte përdorimin e 'izolimit, nënçmimit, poshtërimit, ngacmimit, degradimit dhe abuzimit'. 

Më vonë, Giggs, i veshur me një kostum të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë, qëndroi në bankën e të akuzuarve dhe u identifikua te nëpunësi, ndërsa gjyqtari hyri në gjykatë pak para orës 11:00. Rreth 30 reporterë mbushën galerinë publike për fillimin e punimeve, me më shumë të shikues nga distanca nëpërmjet një lidhjeje video.

Vitin e kaluar, një gjykatë dëgjoi, se Giggs dyshohet se e goditi zonjën Greville në shpinë përpara se ta nxirrte nga dhoma e gjumit e një hoteli me pesë yje lakuriq, pasi ajo e akuzoi atë për flirtim me gra të tjera. Uellsiani akuzohet më tej edhe për sulm të përbashkët ndaj motrës së saj më të vogël, Emma Greville, në të njëjtën ditë.

Giggs u arrestua nga policia në shtëpinë e tij, në nëntor 2020 dhe u lirua me kusht. Ai i ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm në një paraqitje fillestare në gjykatë në prill të vitit të kaluar. Muajin e kaluar, ai u largua nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar të Uellsit pas një periudhe pushimi që nga nëntori 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll