Sport

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Juventusin, pas Pogba dhe McKennie, Allegri humbet edhe titullarin tjetër

zczesny është dëmtuar dhe duhet të qendrojë jashtë për 20 ditë. Futbollisti polak u dëmtua në takimin e djeshëm me Atletico Madrid. Klubi i Juventusit në një deklaratë zyrtare do të shprehej.

8 Gusht 2022, 18:36 Nga DOSJA

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Juventusin, pas Pogba dhe

ITALI-Një javë pas startit të sezonit në kampionatin italian, telashet për Juventusin nuk përfundojnë. Szczesny është dëmtuar dhe duhet të qendrojë jashtë për 20 ditë. Futbollisti polak u dëmtua në takimin e djeshëm me Atletico Madrid. Klubi i Juventusit në një deklaratë zyrtare do të shprehej.

"Wojciech Szczesny, për shkak të një shqetësimi që ndjeu në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Atletico Madrid, iu nënshtrua këtë mëngjes ekzaminimeve radiologjike në J | Medical, të cilat zbuluan dëmtim në kofshën e majtë. Do të duhen rreth 20 ditë për rikuperimin e tij".

Chiesa, Pogba, McKennie dhe tani Szczesny. Kështu portieri polak do të mungojë në takimet me Sassuolon, Sampdorian dhe Romën.

E.Ç (Dosja.al)

juventus szczesny

Sondazh

Poll