Sport

NËNTA? JO! Trajneri Tuchel zbulon se lojtarët e Chelseas janë të bindur se fanela me numër 9 është e mallkuar…

Trajneri i ‘bluve’ të Londrës ka bërë pohimin e jashtëzakonshëm, se pas largimit të Romelu Lukakut numri 9 i Chelseas është 'i mallkuar' dhe se asnjë nga lojtarët e tij nuk dëshiron ta prekë atë.

8 Gusht 2022, 10:47 Nga DOSJA

NËNTA? JO! Trajneri Tuchel zbulon se lojtarët e Chelseas janë

ANGLI - ‘Blutë’ e Londrës e nisën sezonin e tyre ndaj Evertonit, pa asnjë lojtar të skuadrës, që i është caktuar numri tradicional i qendërsulmuesit dhe pa plane për të sjellë një sulmues të ri për të plotësuar vendin vakant.

Romelu Lukaku, blerja rekorde e vitit të kaluar prej 97.5 milionë paundësh, është huazuar përsëri te Interi, pasi u bë emri i fundit i madh që ka veshur fanelën me numrin 9, me belgun që shënoi vetëm tetë gola në Premier League sezonin e kaluar.

Gjatë mbretërimit 19-vjeçar të Roman Abramovich në ‘Stamford Bridge’, Chelsea ka nënshkruar me shtatë sulmues me emra të mëdhenj, që mbanin 9-tën në shpinë. Romelu Lukaku, Fernando Torres, Alvaro Morata, Gonzalo Higuain, Radamel Falcao, Hernan Crespo dhe Mateja Kezman, mbërritën të gjithë në Londrën Perëndimore me reputacion të shkëlqyeshëm, por të gjithë ranë pre e mallkimit që gjermani supersticioz pranon se beson.

Trajneri Tuchel thotë: "Është e mallkuar, është e mallkuar, të gjithë më thonë se është e mallkuar. Nuk është rasti që ne po e ruajmë atë për arsye taktike. Nuk kishte një kërkesë të madhe për numrin 9. Çuditërisht, askush nuk dëshiron ta prekë atë. Të gjithë ata që kanë qenë në klub më gjatë se unë më thonë, 'Ah, e dini, ai kishte 9-tën dhe nuk shënoi...'.

NËNTA? JO! Trajneri Tuchel zbulon se lojtarët e Chelseas janë

“Kështu që tani kemi një moment, ku askush nuk dëshiron të prekë numrin 9. Unë jam supersticioz, e kuptoj pse lojtarët ndoshta nuk e prekin atë dhe kanë preferenca të tjera”. Ndërsa Manchester City dhe Liverpool kanë rekrutuar të dy qendërsulmuesit tradicionalë në Erling Haaland dhe Darwin Nunez, Chelsea ka shkuar në drejtim të kundërt, duke larguar Lukakun dhe duke mos sjellë një zëvendësues të ngjashëm. Edhe pse sulmuesi 20-vjeçar shqiptar Armando Broja është rikthyer nga një huazim te Southampton dhe mund të futet me forcë në formacionin titullar. 

Megjithatë Thomas Tuchel shprehet: “Raheem është një nga lojtarët tanë sulmues. Nëse luajmë në të njëjtën strukturë, do të jetë shumë fluide. Në qendër të sulmit mund të jetë ai, Kai, Timo Werner, gjithashtu edhe Broja që është tani në skuadër. Profile të ndryshëm, lloje të ndryshme të lojës.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll