Sport

VIDEO/ Përleshje në ‘Old Trafford’, ndërsa Manchester United mundet me Brighton...

“Djajtë e kuq” humbën 2-1 ndaj Brighton në ndeshjen e parë të sezonit të ri. Rezultati çoi në rritje të tensioneve dhe u duk se shpërtheu një përleshje e turmës.

8 Gusht 2022, 07:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Përleshje në ‘Old Trafford’, ndërsa Manchester

ANGLI - Gjërat u përkeqësuan brenda dhe jashtë fushës, pasi Manchester United humbi ndaj Brighton në ndeshjen e parë të sezonit në Premier League, ndërsa tifozët u përleshën në tribunë. 

Shpresa ishte e madhe mes tifozëve të United për fillimin e një epoke të re nën Erik ten Hag, por ata pësuan humbjen e parë në shtëpi ndaj “Pulëbardhave”, të cilët ishin fitues të merituar në ‘Old Trafford’ me rezultatin 2-1.

Pascal Gross shënoi dy herë në pjesën e parë për t'i dhënë Brighton një epërsi fituese, ndërkohë që një autogol i Alexis Mac Allister ngushtoi epërsinë pas pushimit, teksa skuadra e Ten Hag nuk mundi të përfundonte kthesën. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll