Politike

Vrasja e Jonadës/ Berisha konfirmon mbështetjen për protestën: Rama po mbron veten, Çuçin dhe Kumbaron

Me anë të një postimi në facebook Berisha shkruan se Edi Rama po sillet si arrogant dhe po mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron duke refuzon kerkesat e qytetarëve. 

8 Gusht 2022, 11:20 Nga e.k
Vrasja e Jonadës/ Berisha konfirmon mbështetjen për
Pamje nga protesta e mbajtur javën e kaluar

TIRANË- Vrasja tragjike e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë nga ish shefi i Komisariatit të Himares, Arjan Tase ka ngritur në protestë edhe ditën e sotme qytetarët.

Kryedemokrati Sali Berisha ashtu si dhe javën e shkuar dhe sot ka dhënë mbështetjen e tij për protestën e qytetarëve duke garantuar se do jetë në shesh.

Me anë të një postimi në facebook Berisha shkruan se Edi Rama po sillet si arrogant dhe po mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron duke refuzon kerkesat e qytetarëve. 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Namo. Protesta u mbështet që në fillim nga opozita ku në shesh u panë së bashku kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i PL, Ilir Meta. Demostruesit do të mblidhen në orën 19:30 para ministrisë së Brendshme pasi sot skadon dhe afati 72 orësh që i kishin vënë  kryeministrit Rama për shkakrimin e ministrave dhe drejtorit të Policisë së Shtetit.

sali berisha jonada avdia

Sondazh

Poll