Politike

Meta bën gati ekipin për në shtator, takon ish-këshilltaren e tij: Bashkëpunëtore e shkëlqyer edhe për suksesin e PL

Sot Meta ka takuar dhe bashkpunëtoren e tij në Presidencë, Brunilda Paskalin duke shkruar se tashmë mezi pret të bashkëpunojë sërish me ish -këshilltarën e tij por tashmë në selinë e Partisë së Lirisë.

8 Gusht 2022, 12:12 Nga e.k
Meta bën gati ekipin për në shtator, takon ish-këshilltaren
Ilir Meta dhe Brunilda Paskali

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur aksionin opozitar ashtu siç kishte premtuar. Meta ka vijuar takimet me bashkëpunëtorët e tij të vjetër e të rinj për të mbledhur forcat dhe për të bërë gati ekipin për në shtator. 

Sot Meta ka takuar dhe bashkpunëtoren e tij në Presidencë, Brunilda Paskalin duke shkruar se tashmë mezi pret të bashkëpunojë sërish me ish -këshilltarën e tij por tashmë në selinë e Partisë së Lirisë.

"Kënaqësi të takoja Bruna Paskalin, pas energjive të reja, që ka marrë nga pushimet.
Mirënjohës për punën e saj të palodhur në Presidencë dhe besimplotë se do të jetë bashkëpunëtore e shkëlqyer edhe për suksesin e Partisë të Lirisë sidomos përsa i takon Përfshirjes Sociale të të gjithë grupeve të interesit", shkruan Meta.

POSTIMI I ILIR METËS

ilir meta brunilda paskali

Sondazh

Poll