Politike

8 gusht 1991, 31 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë

Të ngrysur nga jeta e vështirë dhe diktatura e egër komuniste ata pavarsisht rrezikut shikonin shpresën e munguar dhe një të ardhme më të mirë në brigjet e Italisë që e priti krahapur fqinjin që dhe pse e kishte afër ishin shumë larg zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale.

8 Gusht 2022, 12:21 Nga e.k
8 gusht 1991, 31 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë
Anija 'Vlora' e tejmbushur me shqiptarë që kërkonin një jetë më të mirë drejt Italisë

TIRANË- 8 gushti i vitit 1991 do të mbahet mend gjatë në memorien e çdo shqiptari. Ishte dita kur anija “Vlora” e cila u nis nga Durrësi me rreth 20 mijë shqiptarë në bord mes tyre gra dhe fëmijë, u shfaq në portin e Barit.

Të ngrysur nga jeta e vështirë dhe diktatura e egër komuniste ata pavarsisht rrezikut shikonin shpresën e munguar dhe një të ardhme më të mirë në brigjet e Italisë që e priti krahapur fqinjin që dhe pse e kishte afër ishin shumë larg zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale.

Anija Vlora

Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Ky episod do mbahet mend gjatë por sigurisht nuk ishte i vetmi pasi eksodi i shqiptarëve drejt Italisë vijoi dhe vite më pas duke u shtrirë në gjithë europën dhe përtej kontinentit të vjetër gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë.

eksodi i shqiptareve

Sondazh

Poll