Politike

Meta kujton eksodin drejt Italisë: Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta

Kreu i PL-së shprehet se nëse duam që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri.

8 Gusht 2022, 09:40 Nga e.k
Meta kujton eksodin drejt Italisë: Europa do ndërtohet në
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme eksodin e shqiptarëve në 1991 drejt Italisë në anijen “Vlora”. Meta shkruan se edhe pas 31 vitesh, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Kreu i PL-së shprehet se nëse duam që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri.

"Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë. Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë. Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta", shkruan Meta.

POSTIMI I KREUT TË PL

ilir meta

Sondazh

Poll